Shqipëria ka luajtur baras 0-0 me Lituaninë në kuadër të Ligës së Kombeve
Të përzgjedhurit e Edi Rejas dominuan takimin duke krijuar disa raste shumë të mira, por nuk arritën që të shënonin gol, shkruan Reporteri.net
Në pjesën e parë Taulant Seferi kishte raste të mira shënimi, derisa në fund të ndeshjes Lorenc Trashi dështoi të bëhej heroi i Shqipërisë duke mos shënuar në një rast të mirë.
Me këtë barazim Shqipëria tani renditet në vendin e dytë me 5 pikë pas katër ndeshjeve, aq sa ka edhe Lituania në vendin e parë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.