Pas barazimit 1-1 me Republikën Çeke në Pragë, Kombëtarja shqiptare do të luajë një tjetër sfidë të rëndësishme sot ndaj Polonisë në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45, takim i vlefshëm për kualifikueset e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo do të kërkojnë tre pikët në Tiranë ndaj skuadrës së drejtuar nga tekniku Fernando Santos.
Në prag të kësaj sfide të rëndësishme, trajneri Silvinjo u shpreh se pret nga skuadra që ai drejton të ketë sjelljen e duhur në fushë, të japë shpirtin dhe zemrën dhe së bashku me mbështetjen e tifozëve shqiptarë të arrijnë të marrin tre pikët.
Trajneri i Kombëtares shqiptare vlerësoi skuadrën polake dhe tha se Shqipëria do të paraqitet në fushë me lojtarë teknikisht të fortë.
Silvinjo vlerësoi sulmuesin shqiptar Ernest Muçi dhe sulmuesin e polakëve, Robert Levandovskin.
Atmosfera në skuadër ëahtë vlerësuar si shumë e mirë dhe nuk ka asnjë problem fizik me të gjithë lojtarët që janë në dispozicion për këte ndeshje.
Të gjitha biletat e vlefshme për këtë ndeshje janë shitur, si një paralajmërim se sonte në Tiranë do të jetë një festë e vërtetë sportive.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.