×
  • Sport
  • Sport

    Shqipëria kryen stërvitjet, nesër e pret Spanja në Barcelonë

    Reporteri
    25 Mars 2022 | 20:23

    Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka përmbyllur këtë të premte përgatitjet për miqësoren e 26 marsit ndaj Spanjës, transmeton Reporteri.net.

    Kuqezinjtë kanë mbërritur rreth orës 17:00 në stadiumin “RCDE” të Barcelonës për të zhvilluar seancën zyrtare stërvitore, ndërsa grupi është i plotë dhe nuk ka asnjë mungesë.

    Kuqezinjtë kanë mbërritur rreth orës 17:00 në stadiumin “RCDE” të Barcelonës për të zhvilluar seancën zyrtare stërvitore, ndërsa grupi është i plotë dhe nuk ka asnjë mungesë.

    E, seanca ka zgjatur 1 orë dhe stafi teknik ka provuar më së shumti skema të ndryshme taktike, ndeshje kontrolli dhe pak ngarkesë fizike.

    Tashmë pas pesë ditësh përgatitje intensive gjithçka është gati për miqësoren Spanjë-Shqipëri, që luhet më 26 mars duke filluar nga ora 19:45 në stadiumin “RCDE” të Spanjës.

    Vlen të përmendet se kjo do të jetë ndeshja e parë miqësore mes këtyre dy përfaqësueseve, të cilat deri më tani kanë luajtur ndaj njëra-tjetrës shtatë sfida, të gjitha të vlefshme për kualifikueset e kampionateve europiane dhe botërore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!