Kombëtarja Shqiptare zhvillon sot ndeshjen miqësore ndaj Lihtenshtejnit, e cila do të luhet në stadiumin “Haladas Sportocomplex” të Hungarisë në orën 20:00.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori Amir Abrashi është bashkuar me grupin në stërvitje.
Siç është bërë me dije me parë, mbrojtësi Berat Gjimshiti është i fundit që i bashkohet grupit në Austri më datë 3 qershor.
Kjo ishte seanca e fundit stërvitore para miqësores me Lihtenshtejnit që do të luhet më 3 qershor në stadiumin “Haladas Sportcomplex” të Hungarisë, me kuqezinjtë që do të rikthehen sërish në bazën stërvitore pas kësaj sfide për të vijuar me përgatitjet.
Miqësorja e dytë e qershorit do të luhet në të njëjtin stadium më datë 7 qershor dhe starton në ora 19:00.
Pas kësaj ndeshjeje kombëtarja do të transferohet në Kaizerau, ku do të qëndrojë përgjatë gjithë Euro 2024.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.