Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Shqipërisë dhe Polonisë.
Shqipëria luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit, pasi do të presë Poloninë në “Air Albania”, në një ndeshje direkte për vendin e dytë në grupin eliminator të Botërorit Katar 2022 dhe një fitore do të na afronte ndjeshëm me objektivin.
Në impiantin modern kuqezi do të ketë vend për rreth 22 mijë tifozë, aq sa është edhe kapaciteti maksimal i tij.
Sido që të jetë, Shqipëria vuan nga disa mungesa të mëdha sonte.
Klaus Gjasula dhe Sokol Cikalleshi kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, Bekim Balaj e Berat Gjimshiti janë të dëmtuar, derisa Endi Çekiçi i s’kualifikuar – që të gjithë në kushte normale do të zbrisnin nga minuta e parë në “Air Albania”.
Shqipëria:
Polonia:
Shqipëria aktualisht ka 15 pikë, një më shumë se Polonia dhe në rast fitores sonte, Kuqezinjve do t’i mjaftonte një fitore nga dy sfidat e fundit me Anglinë dhe Andorrën.
Para ndeshjes tifozët janë përplasur mes vete.
Sfida starton nga ora 20:45.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.