×
  • Sport
  • Sport

    Shqipëria publikon listën për ndeshjet e nëntorit: Kjo është risia e madhe

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 12:58

    Trajneri Edy Reja ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Andorrës dhe Francës.


    Risia e madhe është Florian Kamberi. Lojtari i Hibernianit ka zgjedhur përfundimisht kombëtaren dhe do të jetë pjesë e Shqipërisë duke mos pranuar ftesën e Zvicrës dhe Kosovës.

    Rikthehet në ekipin e parë Emanuele Ndoj që është rikuperuar nga Brescia, por ka vend dhe për Taulant Xhakën e Baselit. Myrto Uzuni merr vendin Sokol Cikalleshit të dëmtuar.

    Trajneri Edy Reja ka konfirmuar Memollën, Trashin, Seferin dhe Selahin në listën zyrtare. Ka surpriza te lista e pritjes, aty ku lexohen emrat e Selmanit, Çekiçit, Alijit, Vrionit, Kaçes, Brojës dhe risia e madhe Enis Çokaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!