×
  • Sport
  • Sport

    Shqipet e Zvicrës vizitojnë futbollistët e Kosovës, i urojnë fat për ndeshjen me Anglinë

    Reporteri
    10 Shtator 2019 | 18:22

    Kosova sot takohet me Anglinë në një ndeshje kualifikuese për Euro 2020, njëherit kjo ndeshja më e rëndësishme dhe më e vështirë për ‘Dardanët’.


    Mësohet se rreth 2000 tifozë ‘Dardanë’ pritet të jenë prezent sot në stadiumin ‘St. Marys’ të Southamptonit për ta përkrahur Përfaqësuesen, shkruan Reporteri.net

    Nuk ka munguar edhe prezenca e kapitenit të skuadrës londineze Arsenal, Granit Xhakës dhe anëtarit më të ri të West Hamit, Albian Ajeti.

    Dyshja janë takuar me ekipin dhe kryetarin e Federatës së Futbollit, Agim Ademin në hotelin ‘Hilton’ në Southampton.

    Xhaka e Ajeti kanë përshëndetur ekipin dhe i kanë uruar fat atyre në ndeshjen e sotme, por për çudi nuk është parë Xherdan Shaqiri, e që i jep edhe më shumë zjarr thashethemeve se ai e kapiteni i Arsenalit janë përçarë.

    Kujtojmë që Kosova gjendet në pozitën e dytë të grupit A me 8 pikë të tubuara, vetëm një pikë më pak sesa Anglia që e kryeson grupin.

    Ndryshe, ndeshja fillon nga ora 20:45./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!