Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, u përballë me një pyetje të çuditshme në konferencën për shtyp të premten.
Jozo Brica nga formati i humorit SRF “Studio 404” pyet Murat Yakin: “A është më në fund skuadra shqiptare mjaftueshëm?”
“Në një moment shqipja do të bëhet gjuha e pestë kombëtare e Zvicrës”, reagon fillimisht Yakin me një buzëqeshje ironike, shkruan Blick, transmeton klani.
Por më pas ai flet seriozisht dhe thotë: “Unë nuk bëj dallime. Unë vetë jam rritur me kombësi të ndryshme. Në gjeneratën aktuale kemi lojtarë të mirë që vijnë nga Shqipëria dhe Kosova. Unë kam pasur gjithmonë kultura të ndryshme në karrierën time si trajner”.
Ndryshe për momentin janë katër lojtarë shqiptarë te Helvetikët; Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Ardon Jashari e Andi Zeqiri.
Megjithëse, Jashari dhe Zeqiri rrezikojnë që të mos përfshihen në listën finale të Yakin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.