×
  • Sport
  • Sport

    ‘Shqiponjat’ e dërgojnë në vend të parë Sionin – Pajtim Kasami shënon gol në stilin e Messit

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 14:56

    Sioni mbrëmë shënoi fitore 3-1 ndaj Xamax në udhëtim në një ndeshje ku shkëlqeu Pajtim Kasami duke realizuar dy gola


    Sioni është në vendin e parë në tabelë në Superligë e Zvicrës dhe merita të mëdha kanë Pajtim Kasami dhe Ermir Lenjani, shkruan Reporteri.net

    Mbrëmë Sioni mposhti Xamaxin 3-1 dhe në këtë takim dy gola shënoi Kasami, derisa gjurmë la edhe Lenjani me një asist.

    Kasami golin e parë e realizoi në minutën e 57-të pas asistimit të Lenjanit, derisa golin e dytë e shënoi në minutën e 70-të ku paraboloi me shumë mjeshtëri kundërshtarin.

    Ish-mesfushori i Zvicrës ka shënuar 4 gola deri tani në Superligën e Zvicrës, ndërsa futbollisti i Shqipërisë, Ermir Lenjani ka realizuar dy herë pas shtatë xhirove. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!