×
  • Sport
  • Sport

    Shqiptarët po shkëlqejnë në Evropë, këta dy futbollistë janë pjesë e formacionit më të mirë të javës

    Reporteri
    05 Dhjetor 2019 | 12:45

    Futbollistët shqiptarë janë duke shkëlqyer nëpër ekipet e tyre në Evropë


    Myrto Uzuni dhe Jon Mersinaj, që luajnë për Lokomotivën e Zagrebit në kampionatin e Kroacisë, janë përfshirë në formacionin më të mirë të javës.

    Myrto Uzuni jo vetëm që është përfshirë në formacionin më të mirë të javës, por është shpallur dhe lojtari më i mirë, siç bën me dije “Telesport.hr”.

    Lojtari i Kombëtares kuqezi shënoi gol dhuroi dhe një asist duke qenë deciziv për skuadrën e tij.

    Ndërkaq edhe Jon Mersinaj, ish-lojtari i Laçit është përfshirë në formacionin e javës, pasi një fundjavë bëri një paraqitje shumë të mirë.

    Image

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!