×
  • Sport
  • Sport

    Shtatë gola në katër ndeshje, Messi po e bën namin në SHBA

    Reporteri
    07 Gusht 2023 | 8:58

    Lionel Messi po e bën namin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ylli argjentinas e ka “pushtuar” menjëherë futbollin amerikan me paraqitjet e tij magjike.

    36 vjeçari e pati mbrëmë një natë përrallore me dy gola të tjerë të shënuar në fanellën e Inter Miamit, ndërsa një tjetër e realizoi edhe nga penalltia në gjuajtjet e 11 metërshave, pas së cilëve ekipi i tij shkoi në fazën finale të Kupës së Ligës.

    Kampioni i botës me Argjentinën i realizoi dy gola mbrëmë ndaj FC Dallas, të parin nga jashtë 16 metërshit e të dytin nga specialiteti i tij – gjuajtja e lirë, në fund të takimit, shkruan “Gazeta Express”.

    Të njëjtën gjë ai e kishte bërë edhe me Cruz Azul në debutimin e tij kur shënonte nga faulli në minutën e 94-t për t’ia siguruar fitoren Inter Miamit.

    Fituesi i shtatëfishtë i Topit të Artë tutje i kishte realizuar dy gola kundër Atlanta United dhe dy të tjerë ndaj Orlando Cytyt.

    E mbrëmë ai e arriti dygolëshin e tretë radhazi për të shkuar në kuotën e shtatë golave në katër ndeshje, ndërsa e ka edhe një asistim.

    Këto janë statistika impresionuese për njërin prej futbollistëve më të mirë në histori, ndonëse është transferuar në një ligë me futboll të nivelit më të ulët sesa ai evropian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!