×
  • Sport
  • Sport

    Shtatorja e Majlindës është gati, me 28 shkurt bëhet përurimi në Pejë

    Reporteri
    25 Shkurt 2020 | 15:56

    Shtatorja e heroinës tonë, kampiones Olimpike, Majlinda Kelmendi, do të përurohet të premten (28 shkurt) në vendlindjen e saj në Pejë.


    Përurimin e shtatores do ta bëjë presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, i cili do të jetë i pranishëm edhe në ceremoninë e Laureatëve 2019, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës më 27 shkurt.

    Majlinda është sportistja e vetme e Kosovës me medalje Olimpike. Ajo fitoi të artën në kategorinë -52 kg të xhudos në Lojërat Olimpike RIO 2016./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!