Nga Berlini në Nju Jork nëpërmjet Londrës, Romës dhe Stambollit.
Bota doli në rrugë për të demonstruar kundër luftës në Ukrainë dhe në mbështetje të paqes.
Mes demonstruesve edhe Andriy Shevchenko ndau një thirrje të përzemërt në rrjetet sociale.
Ish-kampioni i Milanit dhe Chelseat mori pjesë në iniciativën e organizuar në Londër nën shoqërinë e fëmijëve të tij: në Instagram më pas publikoi pamjet që e portretizojnë në sheshin qendror Trafalgar, në zemër të kryeqytetit britanik.
Në supet e ish-sulmuesit ishte flamuri i vendit të tij me disa pankarta të tilla si “Stop luftës”!
“Nuk do të falim, nuk do të harrojmë. Ndaloni luftën në Ukrainë. Lavdi Ukrainës”, ka shkruar ish-trajneri i Kombëtares në mbishkrimin e postimit të shpërndarë në rrjetet sociale.
Një thirrje prekëse e ndarë nga sheshet në të gjithë botën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.