×
  • Sport
  • Sport

    Shtohet shqiptarët te Lokomotiva e Zagrebit, prezantohet edhe Maliqi

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 17:47

    Vijon të shtohet numri i shqiptarëve te Lokomotiva e Zagrebit, që pasi prezantoi mbrëmjen e djeshme Francesco Tahirajn, sot ka zyrtarizuar edhe afrimin e mbrojtësit të krahut, Edis Maliqi.


    Ky i fundit ka qenë pjesë e Kukësit gjatë dy sezoneve të fundit dhe ka pikatur me paraqitjet e tij si mbrojtës i krahut të djathtë, por u largua nga verilindorët si lojtar i lirë, menjëherë pas përfundimit të aventurës europiane.

    Mbrojtësi 24-vjeçar është futbollisti i tretë që i bashkohet Lokomotivës së Zagrebit këtë verë, pasi më herët kroatët patën afruar Sherif Kallakun nga Teuta dhe Francesco Tahirajn, ndërsa pjesë e klubit bardheblu ishin edhe Jon Mersinaj, Indrit Tuci e Enis Cokaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!