Është shtyrë përballja e Superligës së Kosovës mes Prishtinës dhe Dritës që ishte paraparë të mbahej sot, për shkak të borës dhe akullit.
Përballja ishte paraparë të mbahej në Kompleksin Kombëtar në Hajvali. Komisioni i Garave i FFK-së ka vendosur që përballja të shtyhet për një datë tjetër.
“Komisioni i mbikqyrjes së fushave kanë konstatuar që fusha e stadiumit të Kompleksit Kombëtar në Hajvali është e mbuluar me trashëri të theksuar të borës dhe akullit, andaj Komisioni i garave kaë vendosur që përballja të shtyhet për ditët në vijim” – thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.