×
  • Sport
  • Sport

    Shtyhet rimeçi i bujshëm Wilder-Fury, arsyeja tashmë e ditur për të gjithë

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 23:19

    Rimeçi i Tyson Furyt dhe Deontay Wilderit është shtyrë nga data origjinale, 18 korrik, për shkak të krizës së shkaktuar nga botë nga përhapja e koronavirusit.


    Deontay Wilder, 34-vjeçar, e pësoi disfatën e parë në karrierë më 22 shkurt të këtij viti, kur u mposht nga britaniku Tyson Fury dhe e humbi titullin e WBC-së në kategorinë e peshave të rënda në boks.

    Fury e rrëzoi Wilderin në dysheme dy herë në rundet tre dhe pesë, para se ekipi i amerikanit ta hidhte peshqirin në ring në rundin e shtatë, duke e dorëzuar meçin.

    Wilderi e pësoi një çarje në vesh pas një serie grushtesh nga Fury, gjë që çoi në dorëzimin e meçit, përkundër që ai këmbënguli se ishte mirë dhe më vonë e aktivizoi klauzolën për ta zhvilluar edhe një meç të tretë mes dy boksierëve, që tani është shtyrë shkaku i koronavirusit.

    “Është e qartë që s’do të mundë të zhvillohet meçi. Ne nuk e dimë as a do të jetë e hapur Grand Arena në Las Vegas në atë datë”, tha drejtori i Top Rank, Bob Arum për ESPN.

    Ai më tutje e konfirmoi se meçi do të mundë të zhvillohet në çerekun e fundit të vitit 2020 e jo në korrik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!