×
  • Sport
  • Sport

    Shuhet ëndrra për Kampionat Evropian: Kosova nuk ia del përballë Maqedonisë së Veriut

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 22:40

    Maqedonia e Veriut e ka mposhtur Kosovën me rezultat 2-1 në kuadër të gjysmëfinales së play-offit për Ligën e Kombeve


    Kombëtarja e Kosovës tregoi një paraqitje të mirë, por jo të mjaftueshme për ta mposhtur Maqedoninë e Veriut, shkruan Reporteri.net

    Maqedonasit kaluan në epërsi në minutën e 15-të kur një goditje e Ristovskit që u devijua nga Kololli përfundoi në rrjetën e Aro Muric.

    Kosova u kundërpërgjigjë me anë të Florent Hadërgjonajt që barazoi rezultatin në minutën e 29-të pasi paraboloi për mrekulli Dimitrevskin.

    Por, Maqedonia riktheu shumë shpejt epërsinë me anë të Velkovskit që shënoi me kokë në minutën e 33-të.

    Në pjesën e dytë Kosova u mundua që të bënte diçka më shumë, por nuk arriti që të shënonte, ndërkohë Maqedonia shënoi dy herë, por golat u anuluan për pozitë jashtëloje.

    Rastin më të mirë e kishte Fidan Aliti në minutën e 94-të, por goditjen e tij e priti Dimitrevski.

    Kështu, ëndrra për një kualifikim të Kosovës në Kampionatin Evropian përfundon sonte në Shkup, pasi është Maqedonia që tani do të luajë në finalen e play-offit të Ligës së Kombeve kundër Gjeorgjisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!