Enzo Alves, i biri i Marcelos është duke shkuar hapave të babait të tij në futboll, pasi edhe ai ka trashëguar talentin e të atit.
Braziliani i vogël është pjesë e të rinjëve të Real Madridit ku edhe atje është protagonisti kryesor i ekipit, shkruan Reporteri.net
Së fundmi në një video të postuar në Instagram nga Marcelo, ku shihen duke luajtur beach-volley, është bërë virale nëpër rrjetet sociale.
Enzo ka arritur të nxjerrë një pikë në stilin gërshërë duke lënë të pranishmit gojëhapur.
Madje edhe vet Marcelo ka mbetur i habitur nga aftësitë e djalit të tij.
Kujtojmë që edhe para disa ditëve, Marcelo kisht postuar një fotografi ku shihej përgaditja fizike e dyshes, e që ishte mirëpritur nga tifozët madrilienë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.