×
  • Sport
  • Sport

    Si do të dukej tabela e Premierligës pa golat e Haaland?

    Reporteri
    29 Janar 2023 | 10:48

    Erling Haaland padyshim është lideri i Manchester Cityt këtë sezon.

    Ylli norvegjez ka shënuar plot 25 gola deri më tani në Premierligën angleze, duke lënë me nëntë gola prapa sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, shkruan IndeksOnline.

    Shpesh është ngritur dilema se Manchester City nuk do të ishte i njëjjti po mos të kishte në radhët e veta Erling Haalandin.

    Ish-lojtari i Borussia Dortmundit ka shënuar në 14 nga 20 ndeshjet e Cityt në Premier League deri më tani këtë sezon.

    ”Onefootball”, ka bërë një analiz se si do të dukej tabela e Premier Ligës, nëse nuk llogariten golat e 22 vjeçarit.

    Golat e Haaland kanë qenë jetik për skuadrën e Guardiolës këtë sezon dhe pa to, kampionët në fuqi të Premierligës do të ishin në vendin e dhjetë, të barabartë në pikë me Aston Villa dhe vetëm përpara me një diferencë golash prej +8.

    City aktualisht ndodhet i dyti në tabelën e Premier League me 45 pikë, por pa Haaland, ata janë në vendin e dhjetë me vetëm 28 pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!