×
  • Sport
  • Sport

    Si në ëndrra: Ky do të jetë stadiumi i ri kombëtar i Kosovës

    Reporteri
    14 Qershor 2019 | 11:21

    Kosova do ta nis këtë vit të ndërtojë arenën më të madhe të futbollit në vend, Stadiumin Kombëtar.


    I planifikuar të ndërtohet në mes të Kosovës, në Komunën e Drenasit, stadiumi pritet të fillojë së ndërtuari në verë të këtij viti, në muajin korrik ose gusht.

    Ky stadium pritet të ketë rreth 30 mijë ulëse dhe kryesisht do të shfrytëzohet për ndeshjet e Përfaqësues së Kosovës në futboll. Aktualisht është duke u punuar projekti i tij.

    Reporteri.net ka siguruar edhe pamjen mahnitëse që pritet të marrë ky stadium pas përfundimit të projektit.

    Aktualisht Kosova ka vetëm një stadium që plotëson standardët e kërkuara të FIFA-s, ai i Prishtinës që tash mban emrin e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!