×
  • Sport
  • Sport

    Si një kapiten i vërtetë, Xhaka dëshmon pse ka gjak shqiptari

    Reporteri
    11 Gusht 2019 | 22:15

    Skuadra e Arsenalit sot shënoi fitoren e parë në kuadër të xhiros së parë në Premierligë, pasi mposhtën skuadrën e Neëcastle-it me rezultat minimal 0-1.


    Golin e vetëm për skuadrën e Unai Emery e shënoi Aubameyang pas një kundërsulmi të shpejtë të skuadrës nga Londra, shkruan Reporteri.net

    Me të përfunduar ndeshja, tani më kapiteni i parë i Arsenalit, Granit Xhaka ka dhënë një intervistë për mediat angleze.

    Xhaka ka folur rreth ndeshjes, por duke u treguar edhe një kapiten i vërtetë dhe taman si një shqiptar, duke mos harruar nëpër çka po kalojnë dyshja Ozil e Kolasinac.

    “Natyrisht, ju e dini nëpër çka po kalojnë Mesut dhe Sead, nuk është aspak e lehtë për ta, kështu që ne dhamë gjithçka nga vetja dhe kjo fitore shkon për ta”, ka thënë Xhaka.

    Kolasinac e Ozil janë sulmuar para disa javëve nga disa banditë në rrugët e Londrës, gjersa boshnjaku ishte treguar një trim i vërtetë duke arritur t’iu kundërvihej atyre.

    Së fundmi, ata janë kërcënuar prapë se do t’i vidheshin gjithçka që posedojnë dhe nuk do të gjejnë rehati.

    Gruaja e Kolasinac ka udhëtuar në Gjermani dhe kishte thënë se nuk do të kthehej më kurrë në Angli nga frika që kishte marrë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!