×
  • Sport
  • Sport

    Si për inati: Rashford feston me shqiponjë golin ndaj ekipit të miliarderit rus Abramovich

    Reporteri
    11 Gusht 2019 | 19:32

    Manchester United mposhti binshëm sot ekipin e Chelseat me rezultat 4:0, duke ia shkaktuar atyre humbjen më të thellë në një xhiro hapëse që prej vitit 1969.


    Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer kaloi në epërsi pas golit të Marcus Rashford i cili shënoi nga penalltia të cilën e shkaktoi Kurt Zouma, shkruan Reporteri.net

    Ajo çka e bëri të veçantë golin e anglezit ishte festimi i tij me shqiponjë, festim mjaft i famshëm ky për tifozët për shkak të bujës që u bë në kampionatin botërorë në Rusi.

    Kujtojmë që Xhaka e Shaqiri të dytë ishin dënuar për shkak të festimit të me shqiponjë, por shumën e parave e kishin paguar tifozët shqiptarë.

    Ndryshe për Unitedin arritën të shënojnë edhe Martial e transferi i ri, Daniel James, ndërkohë që Rashford realizoi edhe golin e tretë për ‘Djajtë e kuq’.

    Për Chelsean nuk ka ku shkon më keq, pasi këtë mesjavë luajnë kundër Liverpoolit në kuadër të Superkuës së Evropës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!