Shtëpitë e figurave të njohura të sportit në Spanjë kanë qenë në shënjestër të hajdutëve shqiptarë.
Sipas medias spanjolle “ABC” bandat e shqiptarëve arrijnë të futen në këto banesa pasi shfrytëzojnë gabimet e sistemeve të sigurisë.
Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2022, rajoni përjetoi 25 vjedhje shtëpish në ditë. Edhe pse 60% janë kryer nga gjeorgjianët, shqiptarët janë përpara rumunëve, dominikanëve dhe madje edhe spanjollëve.
Në shkrime janë raportuar disa nga tentativat për vjedhjet e shtëpivë të futbollistëve si Real Madridi, Dani Carvajal në Boadilla del Monte, ka rikthyer debatin se pse në vende të tilla ekskluzive mungesa e sigurisë mund të jetë dërrmuese. Emri i tij i shtohet atij të futbollistëve të tjerë, si Karim Benzema, Álvaro Morata, Figo, Casemiro, Isco Alarcón, Zidane dhe në Barcelonë, Pique, Jordi Alba apo grabitja e fundit në shtëpinë e Aubameyang.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.