Tifozët çekë, që planifikuan ngritjen e dronit në Prishtinë, kishin një mision të veçantë në Kosovë.
Ky grup i tifozëve qëndroi sot në një fshat të Gjilanit ku i dërguan ndihma fëmijëve serbë.
Po ashtu, të njëjtit ishin edhe në komunën me shumicë serbe, Shtrepcë, kanë vizituar shkollat serbe.
Indeksonline mëson se çekët, në emër të një OJQ-je, kanë realizuar aktivitetin Brenda territorit të Republikës.
Ndërsa, falë vigjilences së institucioneve të sigurisë, ata janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar.
Vlen të theksohet se tetë shtetasit çekë planifikuan ngritjen e dronit mbi stadiumin “Fadil Vokrri” me mbishkrim “Kosova është Serbi” në ndeshjen e nesërme (e shtunë).
Droni dhe flamujt me hartën e Kosovës dhe mbishkrimin “Kosova është Serbi” janë konfiskuar nga Policia e Kosovës ndërsa çekët po mbahen në ndalim policor deri në një vendim të ri të autoriteteve.
Njëri nga çekët e ndaluar kishte nënshtetësi të Serbisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.