×
  • Sport
  • Sport

    Simeone: Atletico do ta lërë shpirtin në fushë për ta fituar La Ligan

    Reporteri
    21 Maj 2021 | 20:17

    Rojiblancos janë në kërkim të titullit të dytë të fituar nën drejtimin e Diego Simeones, e cila gjë do të vendoset të shtunën, në javën e fundit të La Ligas.


    Diego Simeone ka thënë që Atletico Madrid do ta “lërë shpirtin në fushë” në mënyrë që të kurorëzohen kampion të La Ligas këtë vikend, pasi që gara për titull e tyre është në fije të telit me Real Madridin që po ashtu është në garë.

    Rojiblancos, të cilët kanë qenë në vendin e parë shumicën e sezonit 2020-21, do të luajnë në ndeshjen e fundit kundër Real Valladolidit dhe kanë dy pikë më shumë së rivalët e tyre të qytetit, Real Madrid që janë kampionë për momentin.

    Pasi që Los Blancos kanë rekord më të mirë në ndeshjet kokë me kokë në derbi të kryeqytetit spanjoll, Atletico duhet të fitojë, përndryshe do të humbasin titullin. Ata nuk do të kenë punë të lehtë pasi që skuadra nga stadiumi Jose Zorrilla janë duke luftuar për mbijetesë.

    Reklamë

    “Është një finale ku dy skuadra luftojnë për objektiva të ndryshme”, tha argjentinasi në konferencë për shtyp para ndeshjes. “Të dyja dëshirojnë t’i arrijnë objektivat e tyre”.

    “Siç kemi qenë në të gjitha ndeshjet e sezonit, Atletico do ta zgjedh dhe do ta fitojë këtë ndeshje. Ne do të përpiqemi të sulmojmë në pikat e dobëta të tyre”.

    “Ka qenë një sezon i gjatë në të cilin ne kemi kaluar në disa situata të ndryshme. Kjo është La Liga dhe ne në javën e fundit duhet të luftojmë për titull”.

    Pse duhet fituar domosdo Atletico

    Derisa Simeone po shikon që ta sigurojë titullin e dytë në La liga si drejtues i skuadrës nga Wanda Metropolitano, ai duhet ta dijë se vetëm një fitore kundër Valladolidit ia siguron atij titullin plotësisht.

    Real Madrid do të luajë me Villarreal të cilët po luftojnë për një vend në Europa Ligë për sezonin e ri, kështu që përballen me një test të vështirë, por një fitore e skuadrës së Zidane dhe humbja apo barazimi i Atleticos do të bënte që Los Blancos ta marrin titullin.

    Nëse Los Blancos fiton, atëherë asnjë rezultat pos fitores nuk ia siguron Atleticos titullin – humbja do të thotë që Madridi do t’i ikë atyre për një pikë në vendin e parë, derisa barazimi po ashtu e dërgon titullin në Santiago Bernabeu, pasi që Atletico ka humbur dhe barazuar në dy ndeshjet me Real Madrid, duke humbur ndeshjen e parë në dhjetor dhe barazuar ndeshjen e dytë në mars të këtij viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!