Bastoret kryesore botërore janë duke e favorizuar lehtësisht Maqedoninë e Veriut, në përballjen kualifikuese kundër Kosovës për Kampionatin Evropian 2020, e cila do të zhvillohet të enjten në Shkup.
Kosova është mysafire e Maqedonisë së Veriut në Arenën Kombëtare Todor Proeski, në një ndeshje gjysmëfinale të play-off’it për pjesëmarrje në Euro 2020 që mbahet verën e vitit të ardhshëm, raporton Express.
Shumica e shtëpive më të mëdha të basteve, përfshirë Bet-at-home, Bwin dhe Bet365, e shohin Maqedoninë e Veriut si favorite ndaj Kosovës, pasi i ka vënë kuotën 2.45 dhe 2.50 për të fituar,
Ndërsa fitores së mundshme të Kosovës i kanë vendosur kuotë më të lartë, 3.00.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, përballet me shumë mungesa, përfshirë lojtarët kyçë si Vedat Muriqi, Milot Rashica, kapiteni Amir Rrahmani, Hekuran Kryeziu dhe Besar Halimi.
Atij do t’i duhet t’i mbulojë mungesat e mëdha edhe me lojtarë nga luajnë në pozita tjera.
Ndërkohë, shteti fqinj i ka vetëm dy mungesa në këtë takim, portieri Martin Bogatinov dhe ylli i Napolit, Elif Elmas.
Maqedonia është në formë më të mirë kohëve të fundit, pasi i ka tri fitore, një barazim dhe dy humbje në gjashtë ndeshjet e fundit.
Kosova, megjithatë, ka përjetuar rënie drastike në formë, duke i humbur katër nga gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.