×
  • Sport
  • Sport

    S’ka futboll këtë javë në Kosovë: Pezullohen të gjitha aktivitetet shkaku i rritjes së rasteve me Covid-19

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 20:35

    Rritja enorme e rasteve me “Covid-19” në vendin tonë ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të miratoj një sër masash për të parandaluar përhapjen edhe të mëtejme të pandemisë.


    Gazeta “Sheshi” merr vesh ekskluzivisht që pas këtyre masave edhe Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë vendim për t’i ndaluar të gjitha aktivitetet futbollistike në fundjavë.

    Komiteti Ekzekutiv ka mbajtur një mbledhje emergjente në pasditen e së premtes, ndërkohë që ka marrë vendim për t’i ndërprerë aktivitetet për ndeshjet e vikendit.

    Kësisoji ndeshjet e xhiros së 12-të në Superligë, xhiros së nëntë në Ligën e Parë dhe të gjitha kategorive të tjera do të pezullohen.

    Vendimi pritet të zyrtarizohet së shpejti, ndërkohë tashmë është e sigurtë që në fundjavë nuk do të ketë ndeshje.

    Rrjedhimisht ndeshjet e kësaj xhiro do të shtyhen për në mesjavë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!