Kampioni i peshave të rënda në boks, Tyson Fury, e ka njoftuar pensionimin nga sporti që i arriti majat me të.
Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, Gypsy King, tha se është koha të largohet, duke i falënderuar të gjithë mbështetësit e tij.
“Faleminderit të madh për të gjithë ata që patën një kontribut në karrierën time gjatë viteve dhe pas bisedave të gjata të vështira, më në fund vendosa të largohem dhe në ditëlindjen time të 34″, tha ai.
MASSIVE THANKS TO EVERYONE WHO HAD AN INPUT IN MY CAREER OVER THE YEARS & AFTER LONG HARD CONVERSATIONS IV FINALY DECIDED TO WALK AWAY & ON MY 34th BIRTHDAY I SAY Bon voyage. HEARS A FEW WHO MADE IS SPECIAL ALONG THE WAY… pic.twitter.com/jNeF1CbBqm
— TYSON FURY (@Tyson_Fury) August 12, 2022
Në fillim të kësaj jave, Fury konfirmoi rikthimin e tij në sport dhe emëroi Isaac Lowe si trajnerin e tij të ri për një luftë rikthimi kundër Derek Chisora.
Gjithsesi, e tëra kjo mbeti një planifikim që, me sa duket, nuk do të realizohet.
Siç dihet, Fury nuk flet për herë të parë për largimin nga boksi. Ai këtë gjë e paralajmëroi edhe disa herë të tjera në të shkuarën, mirëpo prapë nuk i rezistoi tundimit që ky sport i dha për t’u ndeshur sërish.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.