Derisa Kosova po e befason arenën ndërkombëtare me rezultate të shkëlqyeshme, duke i kaluar 14 ndeshje pa humbje – me 8 fitore e 6 barazime – mediat në serbi sikur nuk po u besojnë syve.
“Kuriri” serb Kombëtares së Kosovës nuk i referohet ndryshe. “Futbollistët nga Prishtina tronditën bullgarët në minutën e 93-të”, shkruan “Kurir”.
Kjo gazetë nga Beogradi në raportin përmbledhës të ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2020” fitores së Kosovës i ka kushtuar vëmendje në titull, por e thekson si “futbollistët nga Prishtina”.
Serbia ka fituar 4:1 kundër Lituanisë në Beograd.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.