×
  • Sport
  • Sport

    Sërish dhunë: Ndërpritet ndeshja ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës, sulmohet gjyqtari kryesor

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 18:09

    Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit Rama është sulmuar nga një tifoz i skuadrës vendase.


    E gjithë situata ka ndodhur në një tollovi të krijuar në minutën e pestë shtesë, teksa ambullanta dhe stafi mjekësor i dy skuadrave janë futur në fushën e lojës për t’i dhënë ndihmën e parë një futbollisti të Ferizajt.

    Në këtë situatë, një tifoz ka kaluar rrethojat e fushës dhe është futur për ta sulmuar direkt gjyqtarin kryesor të këtij takimi, Petrit Ramës, i cili nuk e kishte ndalur lojën kur futbollisti i Ferizajt ndodhej në gjendje kritike për jetë, raporton gazeta blic.

    Pas gjithë kësaj tollovie, gjyqtari Rama e ka mbyllur ndeshjen me ‘bilbilin’ e tij, ndërkohë që tollovia ka vazhduar edhe më pas.

    Është dashur edhe intervenimi i Policisë së Kosovës për ta qetësuar situatën, e cila kishte agravuar në masë të madhe.

    Futbollisti i Ferizajt aktualisht ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, me ç’rast po e merr ndihmën e parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!