×
  • Sport
  • Sport

    Skandali i ”Goal.com”, e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 9:30

    Pavarësisht sukeseve të mëdha që po ka Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, jo të gjithë e njohin shtetin tonë.


    Faqja e njohur ndërkombëtare e cila merret me lajme të futbollit ”Goal.com”, e ka vendosur Kosovën si pjesë të Serbisë.

    Në një hartë ku shihen të gjitha shtetet e konfirmuara që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian 2020 deri më tani, shteti dardan gjendet si pjesë e Serbisë, shkruan lajmi.net.

    Kosova është shtet i pavarur që nga viti 2018, por gjithsesi dikush fatkeqësisht ende nuk ka informacion për këtë ose mund të jetë e qëllimshme.

    Megjithë komentet nga tifozët shqiptarë, ”Goal.com” ende nuk ka marrë iniciativë ndryshimin e hartës edhe pas tetë orëve nga postimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!