×
  • Sport
  • Sport

    Skautët e klubit të njohur evropian përcollën nga afër Vedat Muriqin

    Reporteri
    08 Dhjetor 2019 | 20:55

    Skautët e Monacos ishin prezent në takimin Fenerbahce-Gençlerbirligi për ta përcjellur nga afër Vedat Muriqin


    Sulmuesi i Kosovës po shkëlqen me fanellën e Fenerit, ndërsa shumë klube po interesohen për shërbimet e tij, shkruan Reporteri.net

    Klubi i fundit që ka shfaqur interesim për Muriqin është Monaco, që bën gara në kampionatin francez.

    Këtë e ka konfirmuar gazetari francez, Ignazio Genuardi që ka thënë se skautët e Monacos ishin prezent në ndeshjen Fenerbahce-Gençlerbirligi që përfundoi 5-2.

    Në këtë takim shkëlqeu Muriqi, i cili shënoi dy gola.

    Në janar pritet që Monaco të bëjë ofertë zyrtare për 25 vjeçarin, por për ‘Luanin’ e Kosovës po interesohen edhe shumë klube të mëdha evropiane. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!