×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Skënderbeu pas vdekjes së 18-vjeçarit: Gjithmonë në zemrat tona

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 14:07

    Klubi i Skënderbeut i ka shprehur ngushëllime familjes së ish-lojtarit të akademisë së vet, Dorian Tahirllarit, i cili vdiq mbrëmë nga një sëmundje e rëndë.


    Në moshën 18-vjeçare lojtari i akademisë së Skënderbeut Dorian Tahirllari e humbi jetën pas një beteje mbi njëvjeçare me sëmundjen e tumorit, transmeton Gazeta Express.

    Tahirllari vuante prej kohësh nga kjo sëmundje e rëndë, betejë të cilën pavarësisht përpjekjeve të shumta i riu nuk mundi dot ta fitonte. Futbollisti i talentuar me herët kishte mundur të luante dhe me ekipin U-17 të Skënderbeut por dëshira për të luajtur me ekipin e parë nuk u realizua dot.

    “Nuk ia dole të rikthehesh në fushë, por do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona. Sepse ti je shpirti i luftës, sakrificës dhe dëshirës për të jetuar. Prehu në paqe Dorian!”, është mesazhi ngushëllues i Skënderbeut.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!