Tifo grupi “Skifterat” po e shënojnë 20 vjetorin e themelimit, ndërkohë që tashmë ndodhen në natën finale të festës.
Aktivitetet e shumta do të përfundojnë me një koncert madhëshor në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petrit” me fillim nga ora 20:00.
Por, paraprakisht tifo grupi ‘kuqebardh’ është përkujdesur për një pyro show spektakolar në stadiumin e qytetit të Gjilanit.
Qindra mjete piroteknie ishin ndezur rreth e rreth fushës së blertë, ndërkohë që në mesin e fushës ishte krijuar numri 20, duke simbolizuar 20 vjetorin e themelimit.
Më poshtë keni pamje të cilat janë bërë vetëm disa minuta pas këtij spektakli. /Sheshi/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.