Tifo grupi gjilanas “Skifterat” po kremtojnë 20 vjetorin e themelimit. ‘Kuqebardhët’ tashmë kanë prezantuar edhe agjendën e tyre në pesë ditët festive.
Gjatë këtyre pesë ditëve do të ketë aktivitete të ndryshme të cilat janë paraparë të zhvillohen në lokacione të ndryshme.
Ditët festive të “Skifterave” do të nisin më 19 nëntor në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, teksa do të mbahet një ekspozitë me 99 fotografi të tifozëve “Skifterat” që nga themelimi i tyre në vitin 1999,shkruan Gazetasheshi.com.
21 nëntori do të jtë koha për argëtim, derisa “Skifterat” do të zbresin në tapetin jeshil për të zhvilluar një turne në futboll të vogël.
Më 22 nëntor, ‘kuqebardhët’ do të jenë në aksion, teksa do të mbështesin disa familje në nevojë.
Nata finale do të jetë 23 nëntori në Palestrën e Sporteve në Gjilan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.