×
  • Sport
  • Sport

    Skuadra e Arsenalit tallet keq me Liverpoolin pas humbjes nga Watfordi

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 21:55

    Liverpooli ka pësuar humbjen e parë në këtë sezon, pas 27 javësh pa pësuar disfatë në Ligën Premier.


    The Reds humbën 3-0 në udhëtim te Watfordi, e që është humbja e parë dhe kanë një barazim me Manchester Unitedin në fillim të këtij edicioni.

    Pasi Liverpooli pësoi humbjen parë, Arsenali ka arsye për të festuar, pasi janë klubi i vetëm në Ligën Premier që kanë arritur të fitojnë titullin pa pësuar humbje.

    Në lidhje me këtë gjë, The Gunners kanë reaguar në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter.

    “Phew. Urime për rrugëtimin e pamposhtur, Liverpool”, ishte shkrimi i skuadrës nga veriu i Londrës.

    Arsenali kishte fituar trofeun e artë në vitin 2004 pa pësuar humbje, derisa mbanë rekordin me 49 ndeshje pa pësuar disfatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!