×
  • Sport
  • Sport

    Skuadra e madhe angleze e dëshiron që në janar Vedat Muriqin

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 9:27

    Tottenham Hotspur i ka patur mbrëmë dy agjentë të skuadrës në stadiumin e Sauthampton për të ndjekur nga afër Vedat Muriqin.


    Dy asistime dhe një gol ka qenë bilanci i paraqitjes së “buldozerit” kosovar.

    Media të afërta me Tottenhamin raportojnë se agjentët kanë mbetur pa fjalë nga paraqitja e sulmuesit të Fenerbahces, shkruan Indeksonline.

    “Janari do të jetë i largët për të filluar bisedimet me skuadrën turke. Paraqitja e tij ka qenë briliante. Bëhet fjalë për një sulmues komplet, që ka forcë, di të luaj me shpinë, menaxhon bukur lojën me këmbë, ka sens, aromë për gol dhe mbi të gjitha është modern” ka qenë vlerësimi i njërit nga menaxherëve të gjigantit anglez.

    Tottenham e sheh Muriqin si zëvëndësuesin ideal të Fernando Llorentes që i është bashkuar Napolit në ditët e fundit të afatit kalimtar.

    Vlera e Muriqit është rritur dukshëm në javët e fundit, sidomos pas paraqitjeve fantastike ndaj Çekisë, dhe mbrëmë ndaj Anglisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!