×
  • Sport
  • Sport

    Skuadra e Maradonas pëson humbjen e tretë, ‘Dora e Zotit’ shpërthen në lot para tifozëve

    Reporteri
    29 Shtator 2019 | 20:24

    Diego Armando Maradona u ul në stolin e Gimnasia la Platës pak javë më parë, por pavarësisht mirënjohjes së madhe dhe afeksionit të jashtëzakonshëm, nuk po arrit të rikthejë skuadrën në rrugën e rezultateve pozitive.


    Nën drejtimin e “El Pibe D’oro”, skuadra e Gimnasias ka pësuar humbjen e tretë radhazi, këtë herë ndaj gjigantëve të River Plate, me rezultatin 0-2 në shtëpi, ndërsa më parë ka humbur edhe ndaj Talleres e Racing.

    Gjatë ndeshjes Maradona protestoi shumë edhe për një penallti të munguar në favor të skuadrës së tij, ndërsa në fund pranoi superioritetin e kundërshtarit dhe shpërtheu në lot, teksa shkoi poshtë tribunës së tifozëve vendas për t’u kërkuar ndjesë.

    Kaq ka mjaftuar që Maradona të shijojë edhe një duartrokitje të ngrohtë nga ana e tifozërisë së Gimnasias, megjithatë legjenda e futbollit argjentinas shpresonte padyshim në një start më të mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!