×
  • Sport
  • Sport

    Skuadra e Milanit afër marrëveshjes me një super-trajner

    Reporteri
    12 Shkurt 2020 | 14:24

    Agjenti i Marcelino ka mohuar raportet e negociatave për të marrë përsipër skuadrën e Milanit sezonin e ardhshëm, por nuk e përjashton atë mundësi.


    Kishte informacionet të shumta që thonin se Marcelino ishte favorit për ta zëvendësuar Stefano Pioli sezonin e ardhshëm, kështu raportoi gazeta spanjolle “Mundo Deportivo”, përcjellë Reporteri.net.

    Madje u tha që ishte organizuar një takim në mes spanjollit dhe drejtorit Paolo Maldini.

    “Është e natyrshme që Marcelino dëshiron bëhet trajner i një klubi të madh evropian sezonin e ardhshëm. Milani, për historinë e tyre të lavdishme, është një nga klubet më të rëndësishme në ekzistencë, “tha agjenti Eugenio Botas për Sky Sport Italia.

    “Në përgjigje të lajmeve që u shfaqën në gazetat spanjolle, e cila shkrua se Marcelino do të jetë trajneri i Milanit sezonin tjetër, mund të themi se Marcelino nuk e ka takuar kurrë Paolo Maldini dhe nuk ka pranuar asnjë ofertë nga Milani për vitin e ardhshëm.

    “Për këtë sezon, informacioni është i pasaktë dhe nuk i afrohet realitetit të situatës”, tha agjenti i Marcelinos./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!