×
  • Sport
  • Sport

    Skuadra e Realit merr testet për koronavirus

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 9:39

    Të gjitha testet për COVID-19 te Real Madrid janë negativ.


    Los Blancos në mesjavë janë testuar për COVID-19, duke u bërë gati për t’u rikthyer në stërvitje, me shpresën se do të vazhdohet sezoni në La Liga.

    Lojtarët e po ashtu edhe anëtarët e tjerë të skuadrës kanë dalë negativ.

    Yjet e Realit tani duhet të dalin nga karantina për të filluar stërvitjet individuale në qendrën stërvitore të klubit.

    Negativë në testet për koronavirus kanë dalë edhe lojtarët e Barcelonës.

    Kujtojmë se La Liga është duke punuar që sezoni të vazhdojë më 20 qershor, dhe të përfundojë në ditët e fundit të korrikut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!