×
  • Sport
  • Sport

    Skuadra e Romës solidarizohet me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 16:18

    Një tërmet prej 6.4 shkallë ka goditur mëngjesin e sotëm Shqipërinë.

    Deri më tani si pasojë e tërmetit janë raportuar 15 persona të vdekur dhe qindra të lënduar, shkruan Reporteri.

    Kjo ngjarje e rëndë në Shqipëri ka prekur edhe shumë klube të futbollit, ku njëri ndër to është edhe skuadra e Romës.

    “Romakët” kanë zgjedhur rrjetin social “Twitter” për tu solidarizuar me familjarët e viktimave të tërmetit në Shqipëri.

    “Në këto orë të vështira, AS Roma shpreh afërsi me popullin shqiptar”, ka shkruar skuadra italiane në rrjetin social Twitter.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!