×
  • Sport
  • Sport

    Skuadra e Serie A pas Sokol Cikalleshit

    Reporteri
    28 Gusht 2019 | 19:03
    Sokol Cikalleshi gjate ndeshjes miqesore Shqiperi-Ukraine, 1-3, e luajtur ne stadiumin "Stadio Atleti Azzurri d'Italia", ne Bergamo te Italise./r/n/r/nSokol Cikalleshi during the friendly soccer match Albania-Ukraine, 1-3, played in the stadium "Stadio Atleti Azzurri d'Italia ", in Bergamo, Italy.

    Sulmuesit shqiptarë kthehen në modë në ditët e fundit të merkatos së verës.


    Pas Rey Manaj në skenë del edhe emri i Sokol Cikalleshi, që mund të bëj kapërcimin e madh në karrierën e tij, duke u transferuar në Serie A italiane.

    Sipas mediave në vend është Lecce që interesohet për futbollistin 29-vjeçar, që prej katër sezonesh luan në kampionatin turk.

    Duke qëndruar në atë që raporton portali shumë pranë klubit “PianetaLecce.it”, drejtuesit e skuadrës pulieze kanë marrë kontakte me menaxherin e futbollistit dhe klubin e Akhisar, që ka në pronësi kartonin e tij.

    Cikalleshi luajti 29 ndeshje dhe shënoi 8 gola në sezonin e fundit, ndërsa për të interesohen edhe disa klube të League 1 në Francë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!