×
  • Sport
  • Sport

    Skuadra evropiane ia hap dyert Shaqirit, presidenti i saj e fton publikisht

    Reporteri
    26 Shtator 2022 | 18:21

    Sezoni për Xherdan Shaqirin do të përfundojë brenda pak ditëve.

    Kjo pasi që skuadra e tij, Chicago nuk ka arritur të siguron Play Of-in në MLS.

    Selektori i Zvicrës, Murat Yakin është i shqetësuar për këtë situatë dhe i ka propozuar kosovarit që të gjej një skuadër të re për tu stërvitur.

    Lugano ia ka hapur dyert Shaqës dhe presidenti i saj ka folur për herë të parë për këtë mundësi.

    “Një njeri si ai do të sillte shumë entuziazëm dhe profesionalizëm. Jam i sigurt se ai do të pritej shumë mirë në dhomat e zhveshjes tek ne. Ne duam të takojmë lojtarin dhe ta ndihmojmë. Por duhet të negociojmë edhe me MLS-në, e cila duhet të japë miratimin e tyre sepse kontrata e Shaqirit i përket ligës”, ka thënë presidenti i Luganos, Carlos Da Silva.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!