×
  • Sport
  • Sport

    Skuadrat kineze të futbollit rikthehen në vendet e tyre

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 12:22

    Disa ekipe futbolli kineze që u larguan nga vendi kur filloi përhapja e koronavirus kanë filluar të kthehen, ndërsa pandemia rritet në mënyrë të madhe jashtë Kinës.


    Klubi i Wuhan, qytet ky ku u u shfaq për herë të parë virusi, kishte stërvitur në Spanjë që nga fundi i janarit, por u rikthyen në vendin e tyre në fundjavën e kaluar.

    Wuhan ka në plan të stërvitet në Shenzhen të Kinës jugperëndimore. Klubi i Guangzhou gjithashtu u kthye sot, pasi trajnuan në Dubai në javët e fundit.

    Fillimi i sezonit të kampionatit kinez ende nuk është vendosur. Sipas njoftimeve të mediave, kampionati mund të startojë pa tifozë në muajin e ardhshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!