“Djajtë e kuq” mund të kenë humbur para tifozëve të vet, mirëpo qendërmbrojtësi i skuadrës së tyre mbeti i kënaqur që ata nuk u dëmtuan edhe më shumë nga Messi e lojtarët e tjerë të Barcelonës.
Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Chris Smalling, mbeti i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen kundër Barcelonës në “Old Trafford”, përkundër që pësuan disfatë me rezultat 1:0, transmeton Gazeta Express.
Autogoli i Luke Shaw në pjesën e parë të ndeshjes doli të jetë vendimtar për ndeshjen e parë çerekfinale mes këtyre dy klubeve, pasi që “Djajtë” nuk e gjetën golin e barazimit në 90 minutat e kohës së rregullt.
Tani, Manchester Unitedit i nevojitet një fitore në Camp Nou, në ndeshjen e cila do të zhvillohet javën tjetër, më 16 prill, për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Përkundër që ky rezultat nuk është i mirë për anglezët, Smallingu preferoi të përqendrohet te gjërat pozitive dhe i lavdëroi bashkëlojtarët e tij në mbrojtje për paraqitjen në këtë ndeshje.
“E gjithë skuadra arritëm t’i shfuqizojmë ata. Mendoj se David De Gea e bëri vetëm një pritje tjetër. Ne e dinim se duhet ta sjellim këtë intensitet në fushë pasi që ata nuk janë mësuar me lojë të tillë”, ka thënë Smalling.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.