Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e ka pranuar se Lionel Messi e bëri dallimin e madh në triumfin e Barcelonës kundër skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve.
Messi e frymëzoi Barcelonën drejt gjysmëfinales së parë në Ligën e Kampionëve që prej vitit 2015, duke shënuar dy gola në triumfin 3:0 ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e kthimit.
Trajneri norvegjez i Unitedit Solskjaer tha se Messi është futbollist i një tjetër klasi krahasuar me të tjetër.
“Më duhet të them se Lionel Messi është i cilësisë më të lartë dhe ai e bëri dallimin, natyrisht. Për ne ndeshja mbaroi kur ai i shënoi dy gola”, tha Solskjaer.
“Ai është i një klasi tjetër, ai dhe Cristiano Ronaldo janë dy futbollistët më të mirë në dekadën e fundit, të gjithë pajtohen me këtë. Messi i tregoi cilësitë sonte”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.