×
  • Sport
  • Sport

    Solskjaer ka gjetur një mënyrë interesante për ta bindur Pogban që të qëndrojë në ‘Old Trafford’

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 19:39

    Ole Gunnar Solskjaer ka parë interesimin e Realit të Madridit për yllin e saj Paul Pogba dhe ka gjetur një mënyrë për ta bindur Pogban të qëndrojë.


    Trajneri norvegjez është i gatshëm t’ia ofrojë atij shiritin e kapitenit në mënyrë që të mundohe ta bindë të qëndrojë në Old Trafford, shkruan Reporteri.net

    Manchester United pritet të shkaktoj një ‘rrëmujë’ në skuadër duke larguar shumë lojtarë dhe duke sjellë gjithashtu top yje në skuadër.

    Unitedi do të jetë pa kapiten pasi Antonio Valencia do të largohet nga klubi, ndërsa Ashley Young pritet të jetë në listën e lojtarëve që do të largohen nga gjiganti anglez.

    Pogba kishte udhëhequr skuadrën si kapiten gjatë kohës së Mourinhos por pas një zënkë trajneri portugez i kishte hequr shiritin e kapitenit atij duke i thënë se nuk do ta barte më kurrë.

    Por, prej se Solskjaer ka ardhur në krye ai ka udhëhequr skuadrën si kapiten në shumë raste, duke bërë që edhe forma e tij të rritet./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!