Lojtarët e Manchester United kanë stërvitur sot në qendrën e vjetër stërvitore të klubit të quajtur The Cliff pasi që Solskjaer kërkon t’i jap skuadrës një kontrollë të vërtetë.
Skuadra u largua nga baza e saj në ora 10:30, përpara derbit me Manchester Cityn dhe kanë shkuar në Salford për një stërvitje të lehtë pasi që Solskjaer synon të nënvizoj vlerat e vjetra dhe kërkesat bazike që ai pret për ndeshjen e sotme ndaj rivalëve të Cityt, shkruan Reporteri.net
Solskjaer ka thënë se ai dhe lojtarët e tij janë lënduar nga performance e dobët në humbjen 4-0 ndaj Evertonit dhe shumë prej tyre kishin nevojë për një kontrollë të vërtetë se ku janë ata me karrierën e tyre.
Ai shpreson se një ndryshim i ambientit ku stërviteshin ekipet e mëdha të Unitedit do t’i ndihmoj atyre ta rikthejnë vëmendjen përpara ndeshjes së sotme dhe u ka thënë lojtarëve të tij se duhet ta shfaqin një performancë që do ta rikthente krenarinë në stemën e tyre.
Kujtojmë që nëse Manchester City shënon fitore atëherë 99 % titulli do t’i takonte “qytetarëve” ndërsa nëse humbin Liverpooli veçse do ta prekte titullin, pasi ka ndeshje shumë të lehta.
Në anën tjetër nëse United fiton sot, atëhere do t’i mbante gjallë shpresat për një kualifikim në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.