×
  • Sport
  • Sport

    Solskjaer nuk e duron më ‘mbretin’ Lingard, kamerat zbulojnë se çfarë i tha trajneri mesfushorit anglez

    Reporteri
    30 Janar 2020 | 11:13

    Manchester United mbrëmë e mposhti Manchester Cityn me rezultat 1-0 në kuadër të Carabao Cup, por kjo fitore nuk vlejti fare pasi ishin ‘Qytetarët’ që u kualifikuan në finale pasi ndeshjen e parë kishin fituar 3-1


    Ole Gunnar Solskjaer humbi nervat me Jesse Lingard pas një pasimi katastrofal që ky i fundit e kishte bërë, shkruan Reporteri.net

    Lingard humbi tetë herë topin ndaj Cityt, por në njërën nga rastet çmendi Solskjaerin.

    Solskjaer dëgjohet duke i thënë Lingardit se në rast se ai do ta humbiste edhe një top, atëherë do ta nxirrte nga loja.

    Çfarë ndodhi më pas?

    Mesfushori anglez humb edhe një top dhe trajneri norvegjez nuk hezitoi dhe e largoi menjëherë nga loja për ta inkuadruar më pas në vend të tij, Andreas Pereiran. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!