Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, pas humbjes ndaj Manchester City në Carabao Cup ka thënë se humbën nga skuadra më e mirë në Angli.
Manchester City fitoi 2-0 ndaj United për të arritur në finalen, ku do të takohet me Tottenhamin.
“Ne luajtëm kundër një ekipi shumë të mirë të Manchester City. Ata luajtën mirë. Kur ata luajnë mirë, ju duhet të luani shumë mirë për t’i mposhtur. Na mungonte diçka”.
“Nuk është psikologjike humbjet në gjysmëfinale. Nganjëherë takon ekipe shumë të mirë, dhe ne nuk bëmë mjaftueshëm. U takuam me ekipin më të mirë në Angli”.
“Ne jemi duke u afruar me të tjerët. Ky është një version shumë më i mirë i United sesa një vit më parë”, ka thënë Solskjer.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.